EKSKLUZIVE/ Luiza Gega thotë STOP për momentin: Dua ta mendoj me qetësi të ardhmen

Nga A2 CNN
12 Gusht 2024, 12:38 | Sporte të tjera

“Aktualisht po marr një moment qetësie. Dua t’i mendoj gjërat me qetësi sa i përket objektivave të radhës. Gara nuk ishte brenda pritshmërive të mia dhe dua ta mendoj me qetësi të ardhmen”.

Kështu u shpreh Luiza Gega për A2 CNN, pas kthimit të delegacionit olimpik në Shqipëri. Atletja 35-vjeçare, e cila nuk arriti të kualifikohej për në finalen e 3000 metrave me pengesa, shprehu zhgënjimin e saj për garën që zhvilloi.

“Gara ime nuk shkoi siç unë shpresoja. Synimi ishte të isha në 10 të parat, por sporti kështu e ka. Në fakt, që nga prilli gjërat nuk po shkonin siç doja unë në stërvitje, pata virozë pas viroze… Sporti do edhe pak fat. U përpoqa dhe kam punuar shumë çdo ditë për të realizuar objektivin tim, por nuk ia dola. Sigurisht që jam e mërzitur, pasi është një lodhje shumë e madhe që ne bëjmë çdo ditë për garën”, tha Gega.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos