Fidel Ylli, kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), u shpreh se “nuk ka më bukur kur delegacioni olimpik pritet me entuziazëm në atdhe”.
Para mediave, Ylli u shpreh: “Falenderoj në mënyrë të veçantë sportistët që janë krenaria jonë kombëtare, trajnerët, bashkinë dhe qeverinë për kushtet që i kanë krijuar këtyre sportistëve dhe ligjet e mira që janë bërë. Pasi Shqipërisë i kanë ikur 37 medalje, tani po i vijnë sportistë që nuk e gjejnë veten në vendin e tyre dhe fitojnë medalje për ne”.
“Këto medalje flasin vetë dhe do të jenë gur kilometrik për sportin shqiptar. Që sot do të mendojmë për “Los Angeles 2028” dhe “Brisbane 2032”, shtoi Fidel Ylli.
(A2 Televizion)