Festa e algjerianëve: Khelif, krenaria e të gjitha femrave

Nga Erald Kodhelaj
10 Gusht 2024, 12:35 | Sporte të tjera

Festa e algjerianëve: Khelif, krenaria e të gjitha femrave

Mbështetja për Khelif në finalen e boksit të femrave ishte e jashtëzakonshme në tribuna. Në arenën e krijuar në Roland Garros, ishin të pranishëm të paktën 4 mijë tifozë nga Algjeria.

Entuziazmi për boksieren e vendit të tyre ishte i pabesueshëm, edhe sepse Khelif është e para në histori që i jep Algjerisë medalje olimpike në boks dhe e para që fiton medalje ari në Olimpiadë prej vitit 1996.

Sa herë që Khelif godiste kundërshtaren, tifozët brohorisnin, ndërsa festa ishte e kuptueshme në momentin kur gjyqtarët e shpallën fituese.

Sipas të pranishmëve në tribuna për finalen e boksit “Khelif është krenaria e të gjitha femrave”. Një mesazh ky për të gjithë ata që e akuzuan boksieren se nuk është femër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos