U shpall kampione Europe, flet për herë të parë 18-vjeçarja nga Elbasani

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 09:15 | Sporte të tjera

Enkileda Carja, kampionia e Europës në peshëngritje, foli për herë të parë pas dy rekordeve të regjistruara në Kampionatin Evropian.

18-vjeçarja nga Elbasani u shpreh për “Dita Jonë”: “Merrja pjesë për herë të parë dhe emocionet ishin më të mëdha. Por, i menaxhuam mirë fatmirësisht”.

Kampionia e re tregoi se ka nisur stërvitjen që në moshën 9-vjeçare dhe theksoi se dëshira për t’u marrë me peshëngritje i erdhi nga motra e saj.

“E nisi ajo para meje dhe pastaj nisa të merresha edhe unë”, u shpreh Enkileda Carja.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos