Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, arriti fitoren në Monza, duke triumfuar në një garë ku askush nuk e priste.
Lando Norris u nis nga “pole position” me McLaren, por e humbi vendin e parë kur shoku i tij i skuadrës, Oscar Piastri, e parakaloi në kthesat e para, shkruan A2.
Më pas, strategjia e Ferrarit me vetëm një “pit stop” ndihmoi Leclerc që të merrte vendin e parë dhe ta ruante atë deri në fund, duke fituar garën e Italisë për herë të dytë në karrierë, pasi e kishte fituar më parë në vitin 2019.
Kampioni aktual botëror Max Verstappen zuri vendin e gjashtë dhe ruajti epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme përpara Lando Norris. Max kryeson me 303 pikë, ndërsa Norris është i dyti me 62 pikë më pak, kur kanë mbetur edhe tetë gara.
Gara e ardhshme është në Baku të Azerbajxhanit, pas dy javësh. (A2 Televizion)