Shkodra aplikon për “qytetin europian të sportit 2025”

Nga Erald Kodhelaj
27 Gusht 2024, 16:52 | Sporte të tjera

Shkodra aplikon për “qytetin europian të sportit 2025”

Pas suksesit me Tiranën dhe Vlorën, edhe Shkodra synon të futet në listën e “Qytetit Europian të Sportit”.

Kryeqendra e veriut ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë qyteti europian i sportit për vitin 2025. Në konferencwn për shtyp, drejtues të Bashkisë Shkodër dhe Komitetit Olimpik Shqiptar treguan detaje rreth aplikimit, që erdhi si iniciativë e kryebashkiakut Benet Beci, shkruan A2.

Me synimin që projekti të shpallet fitues, dosja voluminoze është përgatitur nga specialistët e sportit në Bashkinë Shkodër.

Në dhjetor të këtij viti, dosja e Shkodrës do të shqyrtohet nga një komision i posaçëm në Komisionin Europian, ku do të shpallet edhe fituesi për qytetin e sportit 2025. /A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos