Nis US Open, eliminim i bujshëm që në ditën e parë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2024, 09:24 | Sporte të tjera

Nis US Open, eliminim i bujshëm që në ditën e parë

Debutim i qetë në US Open për Novak Djokovic. Serbi dominoi në raundin e parë ndaj moldavit Albot duke fituar 3-0 (6-2, 6-2 dhe 6-4).

Kundërshtari i radhës i Djokovic do të jetë bashkëkombasi i tij Djere.

Frances Tiafoe kaloi më tej duke mposhtur amerikanin tjetër Kovacevic 6-4, 3-6, 6-4 dhe 7-5. Amerikani në raundin e dytë do të ketë një sfidë me Shevchenkon, i cili eliminoi Koepferin.

Lajmi i bujshëm është eliminimi i danezit Rune, i cili është mposhtur lehtë (6-2, 6-1 dhe 6-4) nga Nakashima.

Te femrat, numri 2 i botës Sabalenka fitoi 6-3 dhe 6-3 ndaj Hon, ndërsa Krejcikova mposhti Bassols 7-6 dhe 6-2./ A2 Televizion (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos