Islam Dudaev bëhet mundësi i tretë i Shqipërisë që nuk arriti dot më tepër se faza çerekfinale e eventit të mundjes në Olimpiadën “Paris 2024”.
Sportisti që konkurroi në stilin e lirë të peshës deri 65 kilogram, fitoi 11 me 0 duelin e parë me rivalin nga Samoa, pas vetëm dy minutave.
Megjithatë, ai u mposht në çerekfinale nga kundërshtari iranian, Rahman Amuzad. Dudaev, i cili është kampion Europe në fuqi me ngjyrat kuqezi u thye me rezultatin teknik 11 me 0.
Pas kësaj humbje, edhe mundësi çeçen i natyralizuar si shqiptar do të ketë shansin të duelojë për medalje bronzi, gjithmonë nëpërmjet ripeshkimit, nëse iraniani Amuzad do të arrijë në finale. (A2 Televizion)