Sulmi ndaj Berishës, Lutfi Dervishi: Reagim jo profesional i truprojave, e gjitha politika duhet ta dënonte ngjarjen

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 21:40 | Politikë
Sulmi ndaj Berishës, Lutfi Dervishi: Reagim jo profesional i truprojave, e

Analisti Lutfi Dervishi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në “A2CNN”, ku ndër të tjera foli edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në protestën e sotme, kur lideri i PD, Sali Berisha u sulmua fizikisht nga një i ri.

Sipas Dervishit reagimi i truprojave ishte tejet jo profesional, ndërsa shtoi më tej se për këtë ngjarje duhet të kishte një reagim të të gjithë politikës, si të opozitës ashtu edhe të mazhorancës, të cilët të dënonin dhunën.

Po ashtu, Dervishi kërkoi edhe një hetim të thellë, profesional dhe pa asnjë ndikim të këtij episodi dhune.

“Ajo çfarë ne mund të analizojmë është se si reagohet ndaj kësaj ngjarjeje. Dhe e nisim që nga reagimi i parë jo profesional i truprojave që bënë të njëjtën sjellje si agresori.

Kemi një shprehje që: “Gjuha eshtra nuk ka dhe eshtra thyen”. Domethënë diskursi politik është krejt i papranueshëm dhe çfarë i ka paraprirë kësaj situate ka qenë një gjuhë tejet e ngarkuar, që detyrimisht çon në konflikt.

Dhe pastaj vijmë te një konflikt në një manifestim, sepse për mua e tillë ishte, nuk ishte një protestë, sepse një protestë është kur kemi përplasje me policinë të protestuesve.

Dhe çfarë shteti kemi këtu kur agresorin e marrin truprojat dhe e çojnë në selinë e PD. Nuk kishte asnjë polic aty. Ngjarja ka ndodhur 300 metra larg vendit ku po mbahej samiti.

Në një vend normal do të duheshin të gjithë përfaqësuesit e politikës, mazhorancë dhe opozitë, pa ekuivokë, që në momentin e parë të dënonin dhunën. Dhe së dyti, të ketë një hetim të thellë e profesional, pa ndonjë ndikim.” (A2 Televizion)

Lutfi Dervishi
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-ndaj-berishes-nezaj-agresori-ishte-i-bindur-ne-veprimet-e-tij-ndaj-liderit-te-opozites/
https://a2news.com/2022/12/06/komentet-per-sulmin-ndaj-berishes-krasniqi-shoqeria-shqiptare-komuniste-ne-thelb/

A2 CNN Livestream

Latest Videos