Sulmohet ish-KZAZ nr.2 në Shkodër. Policia: Brenda nuk kishte materiale zgjedhore

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 18:02 | Kronikë

Persona të paidentifikuar kanë shqyer me forcë derën e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ku më parë ishte vendosur KZAZ nr.2.

Sic shikohet edhe nga fotot është dëmtuar qepeni i portës hyrëse të pallatit të sportit, për arsye që ende nuk dihen.

Burime pranë Policisë së Shkodrës janë shprehur për A2 CNN se në ambientet e pallatit të sportit nuk është vendosur asnjë KZAZ dhe se brenda nuk ka patur asnjë material zgjedhor.

Bëhet e ditur se policia ka shoqëruar 5 persona, ndersa ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos