Takoi ambasadorin Soreca, Aleanca për Teatrin kërkon largimin e Vitore Tushës nga vendimi

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 15:12 | Aktualitet
Takoi ambasadorin Soreca, Aleanca për Teatrin kërkon largimin e Vitore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese përjashtimin e kryetares Vitore Tusha nga trupa vendimmarrëse për çështjen e Teatrit.

Përfaqësuesit e Aleancës besojnë se Tusha është ndikuar nga ambasadori Soreca, gjatë një takimi informal, ndonëse kjo është hedhur poshtë nga të dyja palët.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian e ka cilësuar takimin me kryetaren e Kushtetueses si pjesë e një serie bisedash me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, duke nënvizuar se nuk ka folur me të për asnjë çështje konkrete që po shqyrtohet nga Kushtetuesja.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kjo Gjykatë në përgjigjen me shkrim që i ktheu Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

“Në asnjë prej këtyre takimeve nuk është diskutuar për asnjë çështje konkrete dhe nuk është bërë asnjë përpjekje, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë për të ndikuar në vendimmarrjen e kësaj gjykate”, thekson Kushtetuesja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos