Lamine Yamal, edhe pse është vetëm 15 vjeç, është bërë pjesë e kombëtares së 17-vjeçarëve të Spanjës, e cila po merr pjesë në Kampionatin Europian të kësaj moshe. Futbollisti i Barcelonës ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Francës. Me një goditje nga jashtë zonës, ai e dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. (A2 Televizion)
Talenti 15-vjeçar i Barcelonës realizon një perlë në Kampionatin Europian
