Të rinjtë në zgjedhje, Soreca: Pak debate, mungojnë programet për ta

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 20:04 | Politikë
Të rinjtë në zgjedhje, Soreca: Pak debate, mungojnë

Të rinjtë që do t’u drejtohen kutive të votimit më 25 prill morën vëmendjen e kreut të delegacionit të BE, Luigi Soreca. Ambasadori kritikoi partitë politike për mungesën e fokusit te kjo kategori.

“Deri tani kemi parë pak debate dhe kemi dëgjuar të flitet pak për politika që mbështesin një pjesë shumë të rëndësishme të shoqërisë siç janë të rinjtë. Të rinjtë shqiptarë përfaqësojë pothuajse 40% të popullsisë dhe ata janë e ardhmja”, tha Soreca.

Pikërisht për këtë arsye sipas Soreca-s, të rinjtë duhet të jenë në plan të parë për të gjitha partitë politike. Ambasadori shprehu shqetësimin edhe për përfaqësimin e tyre të ulët në politikë.

“Ketë vit ka me pak në listat e partive politike krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 4 viteve më parë dhe kjo nuk është aspak gjë emirë”, tha ambasadori i BE.

Soreca vlerëson se të rinjtë janë mes kategorive më të goditura nga pandemia, duke humbur vendet e punës, arsye përse sipas tij duhet të jenë në vëmendjen e Qeverisë me politika mbështetëse.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos