Të shtëna me armë në Vlorë, një person i plagosur

Nga A2 CNN
10 Maj 2019, 11:07 | Kronikë
Të shtëna me armë në Vlorë, një person i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur në Vlorë këtë të premte, pasi të shtëna armësh janë dëgjuar në pjesën e “Lungomare”-s në qytetin e Vlorës, në një kompleks pallatesh.

Nga informacionet paraprake, mësohet se personi i plagosur është qëlluar nga një makinë në lëvizje, por ka qenë thjesht një kalimtar i rastit dhe jo shënjestër e ndonjë sulmi. i plagosuri, me inicialet B.C., ka marrë një plumb në këmbë dhe sipas spitalit rajonal të Vlorës, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë raportohet edhe për një automjet të djegur në fshatin Babicë, që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos