Rama-Serbisë: Do të rikthehet akulli mes nesh nëse nuk lirohen 3 policët e Kosovës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 11:29 | Kosova
Rama-Serbisë: Do të rikthehet akulli mes nesh nëse nuk lirohen 3

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot një mesazh Serbisë ku po vijojnë të mbahen tre policët e Kosovës në paraburgim.

Në një reagim të radhës në Twitter, kreu i qeverisë paralajmëron Serbinë se nëse tre efektivët nuk lirohen, kjo do të jetë java e “rikthimit të akullit” mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, Rama i bën thirrje homologut Albin Kurti që të mos e humbasë Veriun, “duke parë kudo armiq e tradhtarë.”

Nëse situata në Veri nuk qetësohet, shton kryeministri, e humbura do të jetë Kosova.

Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen! Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh, e humbura e madhe do të jetë Kosova - sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon!

Edi Rama, Twitter
https://twitter.com/ediramaal/status/1670724810979127296?s=20

Kjo është hera e disatë që kryeministri Edi Rama bën thirrje për lirimin e tre policëve të Kosovës.

Edhe sikur ata ta kenë shkelur kufirin, zgjidhja e vetme është kthimi mbrapsht”, ka theksuar Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/19/dialogu-zhvendoset-ne-shba-lajcak-njofton-bisedime-ne-uashington-per-krizen-ne-kosove/
https://a2news.com/2023/06/18/kurti-per-policet-e-rrembyer-po-bejme-gjithcka-per-ti-liruar/
https://a2news.com/2023/06/18/dash-kerkon-lirimin-e-3-policeve-te-kosoves-von-cramon-me-ne-fund/

A2 CNN Livestream

Latest Videos