Tensionet në Veri, thirrja e DASH: Proces i rregullt ligjor për autorët e dhunës

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 15:59 | Kosova
Tensionet në Veri, thirrja e DASH: Proces i rregullt ligjor për

Departamenti amerikan i Shtetit tha se vazhdon t’u bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ua kanë bërë të qartë pritshmëritë të dyja palëve. Këto diskutime po vazhdojnë”, tha një zëdhënës i DASH në një reagim për Evropën e Lirë, lidhur me planin pesëpikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për uljen e tensioneve në veri.

Zëdhënësi I departamentit të shtetit deklaroi se autorët e sulmeve të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi pas një procesi të rregullt ligjor dhe me transparencë të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos