
Një tjetër sulm ndaj policisë së Kosovës në veriun me shumicë serbe u raportua në orët e para të së martës.
Siç u bë e ditur në një deklaratë, një njësi patrulluese kufitare ishte sulmuar me armë zjarri në Zupçe të Zubin Potokut. Sipas saj, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk ka raportime për zyrtarë policorë të lënduar.
Nga 13 prilli, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar gjashtë sulme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit - përfshirë edhe rastin e fundit.
Edhe pse nuk është identifikuar ndonjë autor i mundshëm, ka dyshime se të shtënat për disa prej tyre kanë ardhur nga territori i Serbisë. (A2 Televizion)