U plagos një ditë më parë, policia ndalon pronarin e lokalit në Sarandë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 17:26 | Kronikë
U plagos një ditë më parë, policia ndalon pronarin e lokalit

Policia ka ndalur shtetasin Spiro Iljadhi, i cili mëngjesin e së dielës mbeti i plagosur me armë zjarri në Sarandë.

Spiro Iljadhi, pronari i një prej lokaleve më të njohur në qytetin bregdetar u qëllua me armë pranë biznesit të tij rreth orës 04:00 të mëngjesit. Ai u qëllua me breshëri automatiku. Plumbat raportohet të kenë kapur rastësisht dhe kalimtarin Mario Jani.

Ndërkohë, ditën e sotme policia njofton se ka ndaluar Spiro Iljadhin pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos