Tentuan të kalojnë kanabis përmes liqenit të Ohrit, në pranga një person, në kërkim i vëllai

Nga A2 CNN
20 Qershor 2021, 10:29 | Kronikë
Tentuan të kalojnë kanabis përmes liqenit të Ohrit, në

Një 35 vjeçar u arrestua ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij 29 vjeçar pasi tentuan të kalonin një sasi kanabis sativa drejt Maqedonisë së Veriut përmes liqenit të Ohrit.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit A.P. dhe E.P. disa herë kishin trafikuar sasi të konsiderueshme kanabisi në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit.

Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë dhe dy motorë uji tip "Yamaha".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos