
Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në të ashtuquajturat ndryshe si “shtëpi bari”.
Gjatë kontrolleve të ushtruar në fshatin Hardhishtë, zbuloi një banesë brenda së cilës ishin kultivuar dhjetëra rrënjë kanabis sativa. Për këtë arsye u shpallën në kërkim 3 persona për kultivim të bimëve narkotike si dhe u arrestuan dy punonjës të OSHEE pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.
Kështu u shpallën në kërkim Të shpallur në kërkim shtetasit Valter Greca, Andi Dashi (Greca) dhe Idajet Greca, ndërsa u arrestuan punonjësit e OSHEE, Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi.
Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike. (A2 Televizion)