All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tërmeti në Floq, pas dy vitesh banorët presin ende dëmshpërblimet

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 15:42 | Aktualitet
Tërmeti në Floq, pas dy vitesh banorët presin ende
All - Paragraf - 1

Kur kanë kaluar me shumë se dy vjet nga tërmeti që goditi fshatin Floq në qarkun e Korçës, në këtë fshat ka ende familje që janë në pritje të dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara në banesat e tyre. Banorët shprehen se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë parë që janë bërë shumë padrejtësi, që nga përzgjedhja e rindërtimit të banesave e deri te përcaktimet qesharake të vlerave për riparimin e banesave të dëmtuara.

Ndërsa Moza Orgeni, banore e Floqit, nisur nga vlera e dëmshpërblimit të përcaktuar nga bashkia, mori lekët borxh për të riparuar banesën, sot nga 600 mijë lekë që duhej të merrte ka marrë vetëm 40 mijë prej tyre.

All - Paragraf - 3

Një tjetër banor, shprehet se me vlerën e dëmshpërblimit që ka marrë, vijon të ndihet i rrezikuar në banesë, pasi nuk ka mundësi të investojë vetë.

Ndërkohë, nga bashkia e Korçës shprehen se janë ende në pritje të fondeve nga emergjencat civile. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos