Terror në tregun e Krishtlindjeve, 3 të vrarë dhe 13 të plagosur në Strasburg

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 09:17 | Bota

Franca goditet edhe një herë nga sulmet terroriste. Qyteti i Strasburgut po përjeton momente ankthi nga dita e djeshme, kur tregu i ndërtuar enkas për Krishtlindjet, një nga më të famshmit në Evropë, u sulmua nga një person i armatosur.

Cheik C, autori i identifikuar i masakrës

Sipas autoriteteve franceze, personi i identifikuar si Cherif C, një francez me origjinë nga Afrika e Veriut, ka vrarë tre persona dhe plagosur të paktën 13, disa prej tyre në mënyrë shumë serioze. Personi kishte precedentë të ndryshëm dhe ishte në listën e personave të radikalizuara.

https://a2news.com/2018/12/11/te-shtena-me-arme-ne-strasburg-viktima-dhe-te-plagosur/

Autori i masakrës ka mundur të shpëtojë duke marrë një taksi dhe zhdukur më pas në lagjen ku me shumë mundësi jeton, Neudorf. Sipas taksistit, ai ishte lënduar në një këmbë.

Strasburgu, selia e Parlamentit Evropian, ka qenë disa herë objektiv e radikalizmit, dhe vite më parë një atentat në të njëjtin treg të organizuar nga Al Qaeda u zbulua pak orë para ekzekutimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos