
Kosova vazhdon të regjistrojë numër të lartë viktimash dhe të infektuarisht nga Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 36 qytetarë në Kosovë, duke regjistruar numrin më të lartë të viktimve në një ditë në vend.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se 1630 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 nga 11.017 testime.
Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërsa 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 26.575. (A2 Televizion)