Theresa May i mbijeton votëbesimit në Parlament

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 22:23 | Bota
Theresa May i mbijeton votëbesimit në Parlament

Kryeministrja britanike Theresa May i mbijetoi ditën e sotme një votëbesimi në Parlament, ku 200 vota ishin në favor të saj, ndërsa 117 kundër. Sfida ndaj zonjës May erdhi në një kohë kur divorci me Bashkimin Europian është zhytur në kaos.

Votëbesimi ishte kërkuar nga një grup deputetësh të partisë së saj, të cilët pretendonin se dështoi në procesin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Më herët gjatë ditës, May u shpreh se do të kundërshtojë votëbesimin me çdo kusht. Madje paralajmëroi se një kryeministër tjetër në vend të saj do të shtynte ose ndalonte largimin e vendit nga BE.

“Ndryshimi i lidershipit në partinë Konservatore do të vendosë të ardhmen e vendit në rrezik dhe krijon pasiguri kur ne nuk mund ta përballojmë. Një lider i ri nuk do të merrte detyrën deri më 21 janar, pra zgjedhjet për liderishipin rrezikojnë që t’i kalojnë deputetëve opozitarë kontrollin për negociatat për Brexit. Lideri i ri nuk do të kishte kohë për të rinegociuar marrëveshjen e tërheqjes dhe ta kalonte atë në Parlament deri me 29 mars”, deklaroi kryeministrja angleze më herët.

Pozicioni i Kryeministres u lëkund ndjeshëm për shkak të marrëveshjes për Brexit të negociuar me Bashkimin Europian, por pas votimit tashmë del më e fortë.

Deputetët opozitarë, por edhe disa nga konservatorët kundërshtojnë ujdinë me Brukselin për shkak të çështjes se kufirit me Irlandën e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos