Reali bën një hap fals, Villareal i dyti në La Liga

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2020, 20:17 | Futboll
Reali bën një hap fals, Villareal i dyti në La Liga

Real Madrid “ngec” sërish, këtë radhë në fushën e vështirë të Villareal, më një barazim që e largon nga kreu i mbajtur në La Liga nga një Real tjetër, ai i Sociedadit.

“Los Blancos” filluan mirë duke kaluar në avantazh në pjesën e parë me një gol të bukur me kokë të Mariano Diaz, talent që mendohej se ishte në krizë por që po i jepet besim nga Zinedine Zidane.

Në pjesën e dytë Reali nuk mundi të administronte rezultatin dhe as të mbyllte ndeshjen siç i ndodhte në sezonet e kaluara, dhe pësoi barazimin me anë të një penalltie të realizuar nga Gerard Moreno në minutën 76.

Një barazim i artë për Villareal, i cili e sheh veten në vendin e dytë me 19 pikë edhe pse me një ndeshje më shumë se Real Madrid, që mbetet me 17 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos