
Përtej emocioneve dhe golave të shumtë, “klasikja” midis Tiranës dhe Vllaznisë pati edhe momente frike.
Në minutën 66, ganezi 20-vjeçar u dëmtua gjatë një dyluftimi ajror, ku në rënie goditi terrenin duke peshuar mbi qafë gjithë peshën e trupit.
Futbollisti duket sikur humbi ndjenjat për një moment dhe më pas u transferua në spital me autoambulancë, nën sytë kolegëve të shqetësuar. (A2 Televizion)