Operacioni “Toka e premtuar”, arrestohen 2 persona, 6 në kërkim

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 10:17 | Kronikë
Operacioni “Toka e premtuar”, arrestohen 2 persona, 6 në

Dy persona janë vënë në pranga, një prej të cilëve shtetas pakistanez, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie të ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia bën të ditur se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore. Shtetasit e këtyre vendeve, të cilët vinin në Shqipëri, nëpërmjet veprimeve të shtetasve të ndaluar, të cilët u krijonin lehtësira për hapjen e bizneseve të ndryshme në Shqipëri, kryesisht fiktivë dhe pa veprimtari financiare, arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Këta shtetas, pas qëndrimit të përkohshëm në vendin tonë, arrinin të kalonin drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim nga Policia edhe 6 shtetas, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi, nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos