Tornadot godasin SHBA-të

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 22:58 | Bota
Tornadot godasin SHBA-të

Moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta ka përfshirë pjesën qendrore të SHBA në orët e fundit.

Të paktën 21 tornado kanë goditur zona të ndryshme në Oklahoma, Teksas, Misuri dhe Alabama dhe pritet që në orët në vijim të ketë dhe të tjera.

Për shkak të reshjeve janë regjistruar dhe përmbytje duke detyruar autoritetet të venë në alarm mbi 17 milionë persona. Ekspertët kanë parashikuar se përmbytjet në disa zonë qendrore të SHBA pritet të jenë kërcënuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos