Vranë babë e bir, SPAK kërkon kalimin për gjykim të Çapjave dhe bashkëpunëtorëve të tyre

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 16:01 | Kronikë
Vranë babë e bir, SPAK kërkon kalimin për gjykim të

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë këtë të mërkurë kërkesën për kalimin për gjykim të çështjes kundër vëllezërve Çapja, dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët akuzohen për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit (babë e bir) më 15 gusht 2012 në Elbasan, brenda në banesën e tyre.

Në bankën e të akuzuarve do të shkojnë Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, të akuzuar për kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

SPAK thotë se Ardian Çopja akuzohet edhe për krimet “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe iu sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë.

Ndërsa Florenc Çapja, aktualisht i arrestuar në Dubai në zbatim të urdhërkërkimit ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, por nuk është ekstraduar ende drejt Shqipërisë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/PF9TUqA6jbg

A2 CNN Livestream

Latest Videos