Një lojë fëminore mund të ketë shkaktuar një natë tragjike për një familje shqiptare në Itali.
Firenzuola, qytezë në afërsi të Firences, u zgjua sot me tymin që vinte nga shtëpia e një familje shqiptare që banonte aty prej kohësh.
Sipas dëshmive të para, një lojë me çakmak i dy fëmijëve ka gjeneruar flakën që nga divani u përhap menjëherë në apartament, duke asfiksuar fillimisht fëmijët dhe nënën 40 vjeçare.

Forcat zjarrfikëse arritën të shuajnë flakët, por gjendja e mamasë dhe fëmijëve mbetet kritike, me djegie në 50% të trupit.
Të lënduarit janë transportuar në spitalet më të afërta, por mendohet transferimi i tyre i shpejtë në struktura më të specializuara. (A2 Televizion)