
Policia e Durrësit finalizoi me sukses një operacion antidrogë gjatë së cilit u sekuestruan një sasi e madhe lënde narkotike dhe u arrestuan 2 persona.
Në kuadër të operacionit "Kritikal", në vendin e quajtur "Mbikalimi i Plepave", u ndalua një makinë tip “Porsche” pasi kishte informacione se transportonte sende të paligjshme. Gjatë kontrollit në këtë mjet u gjetën të fshehura 30 kg lëndë narkotike marijuhanë e ndarë në 77 pako.
Për këtë arsye, policia ndaloi në flagrancë 42-vjeçarin E. B. Po ashtu në pranga u vu dhe shtetasi F.C., i cili udhëtonte me një makinë tjetër dhe njofton E.B., nëse kishte polici në rrugë.
Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër. (A2 Televizion)