
Një avion i forcës ushtarake indiane me 13 persona në bord është zhdukur në pjesën malore në verilindje të vendit, shumë pranë kufirit me Kinën.
Avioni ushtarak AN 32, i cili zakonisht përdoret për transport mallrash, u nis nga qyteti Jorhat në shtetin Assam dhe kishte si destinacion Menchkan, por ai humbi kontaktet me kullën e kontrollit dhe për këtë arsye, autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi.
Në avionin e zhdukur udhëtonin 8 anëtarë të ekuipazhit dhe 5 pasagjerë, për gjetjen e tij janë angazhuar dhe avion luftarakë Sukhoi. (A2 Televizion)