
Zbulohet identiteti i personit të arrestuar ditën e sotme nga agjentë e Forcave Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, që për disa orë kanë bllokuar një zonë të populluar si ajo e Komunës së Parisit.
Operacioni i policisë ka çuar në pranga shtetasin Barush Bregu, 33 vjeç, i lindur në Shkodër.
Bregu është person i njohur nga forcat e rendit, dhe ishte i shpallur në kërkim për trafik droge në vitin 2016, për të cilin ishte dënuar me 4 vite burgim, por edhe për akuza të tjera si ajo e armëmbajtjen pa leje.
Shkodrani dyshohet si pjesëtarë e një grupi kriminal që mendohet përgjegjës për disa vepra të renda kriminale në qarkun e Shkodrës.
Në aksionin e sotëm, bashkë, me Bregun u arrestua edhe një 21 vjeçar me inicialet B.Ç, i akuzuar si bashkëpunëtor. (A2 Televizion)