U ekzekutua me kallashnikov në Vlorë, Breshanaj i dënuar më parë për drogë

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 10:01 | Kronikë
U ekzekutua me kallashnikov në Vlorë, Breshanaj i dënuar më

Detaje të reja dalin për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të së dielës në Vlorë, ku mbeti i ekzekutuar pranë banesës së tij 25-vjeçari Kristjan Breshanaj.

Sipas burimeve nga policia, Breshanaj nuk ka qenë një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai më herët ishte ndaluar për vepra kriminale të lidhura me drogën.

Kristjan Breshanaj është arrestuar në vitin 2014 së bashkë me shokun e tij Nasho Alushi ndërsa drejtonin një mjet tip Wolksvagen me targa AA 225 AN, brenda së cilës u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa.

https://a2news.com/2020/05/24/ekzekutohet-me-bresheri-kallashnikovi-i-riu-ne-vlore/

Të dy të rinjtë në atë kohë 20 dhe 22-vjeçarë u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi Breshanaj nuk dispononte as leje drejtimi.

Dyshimet kryesore të Policisë së Vlorë momentalisht lidhen me përfshirjen e tij në aktivitete kriminale në Belgjikë nga ku 25-vjeçari ishte kthyer në muajin shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos