Ukrainasit vajtojnë të vrarët, shkatërrim dhe vuajtje në qytezat e çliruara nga rusët

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 18:14 | Bota
Ukrainasit vajtojnë të vrarët, shkatërrim dhe vuajtje

Udhëtimi është një rutinë e trishtë për mbledhësit e trupave në periferitë e Kievit. Gjetja e viktimave është bërë një normalitet i zymtë këtu… Një shtëpi e shkatërruar nga një sulm artilerie, një trup i djegur aq sa nuk njihet më… Një shtëpi që ishte e pushtuar nga trupat ruse. Një zonjë e moshuar e vrarë në dhomën e gjumit…

Këto trupa janë prova e një pushtimi brutal rus dhe më pas te një beteje të ashpër nga forcat ukrainase për dëbimin e tyre. Një betejë që 81-vjeçarja Kataryna Bareshvolets e ka dëshmuar nga afër në fshatin e saj… “Kishte shpërthime, shpërthime nga të gjitha anët. ishte e frikshme”, thotë ajo. “Unë isha në shtëpinë time. U shtriva përdhe, dëgjova një zhurmë të forte dhe më pas dritare shpërthyen…”.

Ukrainasit na thonë se trupat ruse as nuk kishin marrë mundimit të merrnin trupat e të vrarëve në radhët e tyre. Më shumë se një javë pasi ushtria e Vladimir Putin u largua prej këtej, ata na tregojnë trupin e një ushtari rus ende të shtrirë në pyje. Dhe kjo nuk është gjithçka rusët lanë pas.

Një njësi e pastrimit të minave thotë se ka gjetur qindra ton municione të pashpërthyera brenda pak ditësh, përfshirë edhe armë thërrmuese… Këto armë janë ekstremisht të rrezikshme për civilët nëse i prekin aksidentalisht, thotë komandanti i njësisë.

Ata i shpërthejnë në vend këto lloj bombash dhe më pas i zhvendosin tek më të mëdhatë, në një zonë tjetër për shpërthim të kontrolluar. Nëse do të kishte një imazh që do të përshkruante rezultatin e përpjekjeve të Rusisë për të pushtuar kryeqytetin Kiev, mund të dukej kështu: shkatërrim masiv dhe asgjë për të treguar për të…

Ushtria ruse u mund keq nga ukrainasit këtu, por shkaktoi shumë vuajtje. Varrezat e Irpin janë të mbushura me vejushat e reja që qajnë në funeralin për të rënët. Alla Krotkih, bashkëshorti i të cilës,  Ihor, luftoi bashkë me djalin 21-vjeçar në Irpin, dhe vdiq në krahët e tij në fushëbetejë. Julia Shkutina, ishte bashkëshortja e Dmytro Pasko, i vrarë nga predhat ruse. Edhe Tetyana Lytkin, së cilës bashkëshorti Oleksandër i kishte premtuar të kthehej për pak orë, por u vra duke mbrojtur lagjjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos