
Mbrojtësi i kombëtares franceze Lucas Hernandez do t’i kushtojë PSG-së 34 milion paund për ta blerë nga Bayern Munich, por ai duket se nuk është i mirëpritur në kryeqytetin francez.
Ultrasit e kampionëve të Ligue 1 i kanë bërë të qarta ndjenjat e tyre, siç tregohet nga pritja armiqësore që i kanë bërë Neymar dhe Lionel Messit në vitet e fundit.
Hernandez sipas tyre do të ketë një pritje armiqësore për shkak të lidhjeve të tij me rivalët vdekjeprurës të klubit, Marseille.
Duke postuar në Instagram, Romain Mabille, lideri i grupit i tha 27-vjeçarit se ai është i padëshiruar në Paris dhe se fansat do t'ia bëjnë të ditur gjatë sezonit këtë pakënaqësi.
Hernandez është i lidhur me Marsejën, pasi mbrojtësi ka lindur në qytetin francez dhe babai i tij, Jean-Francois ka luajtur për Olympique Marseille gjatë viteve 1990.
Për më tepër, tifozët nuk i kanë harruar veprimet e Hernandez kur ai ishte pjesë e skuadrës së Mynihut që mundi PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve 2020.
Ata e akuzuan se u tall pas triumfit për shkak të lidhjeve të tij me Marsejën, edhe pse Hernandez ka pretenduar se nuk kishte keqdashësi në festimet e tij.
Pavarësisht se ka lindur në Francë, Hernandez u rrit në Spanjë që në moshën 4-vjeçare dhe nëse përfundon kalimin te PSG do të jetë hera e parë që ai luan futboll klubi në vendin e tij. Ndërsa babai i tij ishte qendërmbrojtës i Marsejës midis 1995 dhe 1997 përpara se të kalonte në Compostela në Spanjë. (A2 Televizion)