
Luka Modriç rinovon kontratën me Realin e Madridit. Njoftimi zyrtar u dha nga klubi spanjoll, që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen e re, deri më 30 qershor 2024.
Mesfushori kroat vendosi të qëndronte në Santiago Bernabeu, pavarësisht ofertës joshëse nga Arabia Saudite.
I vendosur përballë milionave që do të përfitonte në një kampionat të nivelit të ulët, Modric zgjodhi të luajë ende me Realin në nivelet më të larta të futbollit botëror. (A2 Televizion)