Uzuni sërish vendimtar në Spanjë, afron rekordin personal

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 21:30 | Futboll

Beratasi Myrto Uzuni gjithmonë më shumë po shndërrohet në liderin e La Liga 2.

 Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar golin e fitores edhe në sfidën e sotme, ku ekipi i tij Granada ndaj një rivale direkte si Burgos arriti t’i afrohej sërish kreut të renditjes, ku ndodhet Eibari larg 4 pikë.    

Dyshja e Artë Uzuni-Callejon tregohet edhe një herë një luks për kategorinë e dytë spanjolle, dhe pas shumë rastesh konkretizoi në minutën 41 me një goditje gjeniale aq sa të pazakontë.

Uzuni realizoi kështu golin e tij të 11 në këtë kampionat, duke mbetur i shkëputur në kreun e renditjes së golashënuesve në Spanjë,  1 gol të vetëm larg rekordit të tij personal me fanellën e Ferencvaroshit në Hungari, ku shënoi 12 të tillë. Një rekord që me gjasa do të thyhet shumë shpejt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos