Vajza 8-vjeçare torturohet për vdekje, liroi papagajtë nga kafazi

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 22:45 | Bota
Vajza 8-vjeçare torturohet për vdekje, liroi papagajtë nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rawalpindi, Pakistan, ku një vajzë 8-vjeçare, e punësuar në mënyrë të paligjshme si shërbyese, është vrarë nga punëdhënësit e saj, pasi liroi papagajtë nga kafazi, ka bërë të ditur policia vendase.

Vajza e quajtur Zohra, hapi kafazin për të ushqyer papagajtë, por ata u larguan, ka thënë Zia Uddin, drejtuesi i policisë lokale.

Si ndëshkim, punëdhënësit e Zohra-s, të cilët drejtojnë një biznes të tregtisë së kafshëve dhe shpendëve, e rrahën vajzën deri sa ajo humbi vetëdijen dhe më pas e braktisën në një spital lokal, ku ndërroi jetë një ditë më pas. Policia u njoftua nga drejtuesit e spitalit dhe tashmë dy të dyshuarit si autorë të kësaj ngjarje tejet të rëndë janë arrestuar, ka bërë të ditur Uddin, raporton CNN.

Nga hetimet e para, thuhet se vajza u dërgua e gjallë në spital. Ajo kishte lëndime në fytyrë, duar, në kraharor dhe në këmbë. Ajo, gjithashtu, kishte plagë edhe në kofshë, nga ku dyshohet edhe se mund të jetë dhunuar seksualisht.

Zohra ishte punësuar për t’u kujdesur për fëmijën e familjes dhe si shpërblim, ata do t’i paguanin shkollimin.

Sipas një raporti të vitit 2018 nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit, rreth 12 milionë fëmijë punojnë në të gjithë vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos