Vakancat në KLGJ e KLP, PS hedh shortin e fundit, PD ankimim në Kushtetuese

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 20:57 | Politikë
Vakancat në KLGJ e KLP, PS hedh shortin e fundit, PD ankimim në

Plotësimi i vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll me debate. Shkak u bë shorti i hedhur në komisionin e posaçëm ku për dy vakanca në KLP kishte mbetur një kandidat. Opozita akuzoi shumicën parlamentare për shkelje të kushtetutës dhe tentativë për të kapur drejtësisë duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

Nënkomisioni i posaçëm parlamentar hodhi shortin për emrat që do të plotësojnë vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Procesi nuk kishte konsensus por nisi I qetë për emrat që do të shkojnë në KLGJ.

Qetësia u kthye në debat në momentin kur u hodh shorti për anëtarët në KLP pasi në vazon transparente kishte vetëm një gogël për dy vende vakante.

Debati nuk e bllokoi mbledhjen, ku PS njoftoi që Mirela Bogdani do të zëvendësojë Gent Ibrahimin në KLP, ndërsa për vendin tjetër vakant të kërkojë rihapjen e procesit nga e para.

Ky vendim nga opozita u cilësua si tentativë për kapjen e sistemit të drejtësisë duke paralajmërura ankimim të procesit në Gjykatën Kushtetuese. Maxhoranca nga ana e saj doli në një konferencë për shtyp ku u shpreh ligji nuk parashikon numër minimal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos