Armando Broja u kthye te goli me skuadrën e Vitesses. Sulmuesi i kombëtares ishte titullar në ndeshjen ndaj Fortuna Sittard dhe shënoi golin e dytë të takimit në ndeshjen që përfundoi 2-0.
Ky ishte goli i pestë i Armando Brojës në kampionatin holandez, me sulmuesin 19-vjeçar që është golshënuesi më i mirë i Vitesses.
Me këtë fitore, Vitesse ruan vendin e dytë të renditjes, vetëm dy pikë pas Ajaksit kryesues. (A2 Televizion)