Dede nuk e shijon ende fitoren e parë, Tirana ngec edhe ndaj Kastriotit

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 16:30 | Futboll
Dede nuk e shijon ende fitoren e parë, Tirana ngec edhe ndaj Kastriotit

Nevil Dede do të duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë si trajner i Tiranës, pasi bardheblutë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Kastriotit.

Kryeqytetasit kaluan shpejt në avantazh, me golin e shënuar nga Ernest Muçi në minutën e 8, por krutanët reaguan me anë të Devid.

Ndërkohë, Laçi shënoi plot 6 herë në portën e Apolonisë, për të përmbysur avantazhin fillestar të fierakëve dhe për të marrë fitoren e parë në kampionat.

Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bylisit. Trajneri Edi Martini kishte forcuar sulmin, duke aktivizuar nga minuta e parë Krasniqin e Hebajn, megjithatë as kjo nuk mjaftoi që të shënojnë në portën e Bylisit. Ndeshja u komplikua për durrsakët në minutën e 60’, kur Rustem Hoxha goditi kundërshtarin me bërryl dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijtë me një futbollist më pak.

Gjithsesi loja ishte e hapur deri në vërshëllimën finale të Enea Jorgjit, por asnjë prej skuadrave nuk arriti të shënojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos