Vdekja e Maradonës, Papa i kushton një status “gjeniut” të futbollit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 22:41 | Futboll
Vdekja e Maradonës, Papa i kushton një status “gjeniut”

Jo vetëm një letër familjarëve dhe një lutje, Papa Françesku i ka dedikuar bashkëkombasit argjentinas Maradona, një status në llogarinë e tij në Instagram.

Në profilin personal të Atit të Shenjtë shfaqet një foto e takimin të tyre në Vatikan disa vite më parë. Bëhet fjalë për një fragment nga një video e rishpërndarë në profilin e Vatican News. Postimi është shoqëruar me hashtagun #RIPMaradona.

Në video Bergoglio dhe Maradona shfaqen duke qeshur dhe futbollisti duket qartë që është i emocionuar.

“ Vdes Maradona, poeti i futbollit. Papa e kujton në lutje. Nga shumë konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, por një njeri i brishtë. Papa kujton më nostalgji takimin e tyre në vitin 2014 me rastin e ndeshjes së paqes”, shkuan Vatican News. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos