Vehab Kola: Largimi i Ruçit nuk është standard, përfaqëson pjesën më të errët të politikës

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 21:21 | Politikë
Vehab Kola: Largimi i Ruçit nuk është standard,

Për politologun Vehab Kola largimi i Gramoz Ruçit nga politika nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe as ndonjë standard, por është aftësia e Ramës për ta shndërruar atë funeral politik, sipas tij, në ngjarje të ditës.

“Nuk është ngjarje e jashtëzakonshme që iku Ruçi, të ikësh kur fiton nuk është ndonjë standard, ke gjetur diçka më të mirë se pushteti, nuk e dimë. Aftësia e Ramës për ta spektakolarizuar atë funeral politik për ta shndërruar në ngjarje të ditës”.

Në studion e “Absolut 4” Kola tha se Ruçi përfaqëson pjesën më të errët të politikës shqiptare.

“Ruçi është politikan përfaqëson pjesën më të errët të politikës në Shqipëri që është trashëgimia komuniste, është një nga aktorët më rezistues ndaj ndryshimeve politike. Trashëgimia e tij është ndër më të errëta. Njihet si krahu ushtarak i socialistëve, shërbente për të lidhur PS me bazën. Është një lajm i mirë se nuk është një politikan komunist, por pompimi si standard është tezë propagande dhe aq më keq është kjo kur Rama në pozitë të krijojë efekte sikur është në opozitë simulon akte vetëpastrimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos