
I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, kandidati i PD se Alibeajt, Roland Bejko, u shpreh i bindur për një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai shtoi se dy kandidatët kryesorë që ai ka përballë në këto zgjedhje, Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj janë çirakët e ustallarëve të tyre.
Keni bërë një program dhe më impresionoi lajtmotivi juaj: përkushtim, ndershmëri dhe aftësi thoni ju që ju diferencon nga kundërshtari. Pse mund trë konsideroni ju i tillë në krahasim me Belind Këllicin dhe Erion Veliajn?
Të dy kandidatët që ju përmendët janë çirakët e ustallarëve të tyre. Ndërsa Belind Këlliçi ka dy kryetarë partie, që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi është futur nën flamurin e një të majte dhe nëse PD nuk do të ishte futur në garë, do të kishim në skenën e zgjedhjeve vetëm pesë flamuj të partive të majta. Të jeni të bindur që jo që do të ketë një rezultat shumë të mirë, që po e shikoj nga takimet e përditshme që po bëjmë. Jemi më mirë vetëm, se sa po të ishim bashkë. PD jo vetëm që ekziston, por është realisht konkurrente, dhe mbi të gjitha konkurrente do t’i bëjë idetë dhe programi ynë që do t’ua bëjmë publike ditët në vijim. (A2 Televizion)