Vendimi i Celibashit, reagon Gazment Bardhi: Nuk meriton respektin tonë!

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 17:19 | Politikë
Vendimi i Celibashit, reagon Gazment Bardhi: Nuk meriton respektin tonë!

Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, i cili nuk ka regjistruar asnjë nga palët e PD në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, reagoi edhe Gazment Bardhi, sipas të cilit, asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt.

"Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.", u shpreh në reagimin e tij Gazment Bardhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/14/zgjedhjet-e-14-majit-kqz-nuk-regjistron-partine-demokratike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos