“Venecia” dhe koronavirusi shtyjnë afatin e komisionit hetimor për presidentin

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 12:35 | Politikë
“Venecia” dhe koronavirusi shtyjnë afatin e komisionit hetimor

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit u mblodh online duke vendosur të shtyjë afatin e punës së tij, deri në përfundim të sesionit parlamentar.

Motivi i kësaj shtyrje lidhet me opinionin e Komisionit të Venecias, i cili pritej të mbërrinte në mars, por u shty gjithashtu për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në të gjithë Evropën.

Online u mblodhën edhe deputetët e Komisionit të Ligjeve, që miratuan dy akte normative të Qeverisë. I pari ndryshon buxhetin e vitit 2020 dhe tjetri sjell disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Relatori Bashkim Fino, shpjegoi se të dyja aktet lidhen me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19. Dy aktet normative të qeverisë synojnë garantimin e qëndrueshmërisë makro-ekonomike dhe fiskale të vendit, si dhe ardhjen në ndihmë për bizneset dhe qytetarët që u gjendën në vështirësi nga kjo situatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos