
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është kthyer në Kosovë pas marrjes në pyetje nga Gjykata Speciale. Ish-anëtarit te Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu rezervua një pritje me shumë entuziazëm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Por kryeparlamentari nuk tregoi se në çfarë cilësie ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës dhe nuk dha detaje mbi dëshminë e tij. Veseli uroi për paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës: “Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin saj”, u shpreh ai para simpatizantëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Dëshmia e Veselit në Gjykatën Speciale të Hagës, që heton krimet e luftës të UÇK-së, erdhi pas asaj të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe disa ish luftëtarëve të tjerë shqiptarë të Kosovës. (A2 Televizion)