Veteranët vendosin Klasiken e të rinjve

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 17:58 | Futboll

Real Madrid fiton 3-1 Klasiken ndaj Barcelonës dhe kalon krizën në krahun e rivalëve të përjetshëm.

Fede Valverde kaloi në avantazh madrilenët që në minutën e pestë, por 3 minuta më vonë ishte Ansu Fati ai që barazoi gjithçka për katalanasit.

Kaq zgjati Klasikja e të rinjve, pasi më pas fjalën e morën veteranët. Në mungesë të një golashënuesi, edhe një herë tjetër ishte kapiteni Sergio Ramos heroi i Real Madrid. Qendërmbrojtësi fitoi 11-metërshin për ta shndërruar në golin e avantazhit për ekipin e Zidane në pjesën e dytë.

Barcelona u tregua e pafuqishme për të reaguar dhe në fund pësoi edhe golin e tretë, me Luka Modric që vulosi rezultatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos