Vetingu i politikanëve, ISP: Bëhet pa ndryshuar Kushtetutën, drafti i PD i paqëndrueshëm

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 20:02 | Politikë
Vetingu i politikanëve, ISP: Bëhet pa ndryshuar Kushtetutën,

Ideja e Partisë Demokratike për vetingun në politike gjen mbështetjen në parim të Institutit të Studimeve Politike, por drafti nuk e bind mjaftueshëm. Në përgjigjen me shkrim drejtuar kuvendit ISP thekson se është pro vetingut të politikanëve ndërsa shpjegon se ku çalon propozimi i prezantuar nga opozita. 

“ISP vlerëson se nisma kushtetuese e 39 deputetëve, megjithëse ka meritën se nxit procesin drejt një debati institucional dhe publik në mbështetje të vetingut në politikë, - mbetet e paplotë, e paqëndrueshme në formë e përmbajtje, pa mekanizma garancie dhe e motivuar më shumë për nevoja politike ditore, sesa për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë”


Instituti i Studimeve Politike

Sipas ISP jetëzimi i kësaj nisme nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, mjafton një reformë e thellë në legjislacionin ekzistues.

https://a2news.com/2021/11/02/vetingu-i-politikaneve-gjiknuri-i-panevojshem-smund-ta-barazojme-me-ate-te-gjyqesorit/

”ISP vlerëson se zgjidhja për vetingun në politikë mund të mundësohet brenda kuadrit të sotëm kushtetues, përmes reformimit rrënjësor të legjislacionit ekzistues për partitë politike, jetësimit integral të dekriminalizimin, reformimit të legjislacionit zgjedhjet dhe të instrumenteve të kontrollit pasuror, duke krijuar mekanizma funksionalë dhe të besueshëm verifikimi të hershëm dhe të përgjegjësisë konkrete ligjore në rast shkeljeve”.

Instituti i Studimeve Politike

Detyrimi me ligj i partive për të ngritur mekanizma të brendshëm sa i përket integritetit, financimit dhe penalizimit të kujt mbështet individë me rekorde kriminale, gjen gjithashtu mbështetjen e ISP. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/13/basha-kembengul-per-vetingun-e-politikaneve-te-marre-fund-pandeshkueshmeria/

A2 CNN Livestream

Latest Videos